MaqedoniTop Lajme

Sela: “PSP-ja i mbronë arushat e mëdha politike”, ne nuk do ta përkrahim ligin për PSP-n

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela do të përkrahte ligj që nuk ka për qëllim të amnistojë asnjë, por që do të ketë për qëllim të ndërtojë drejtësinë dhe shtetin e së drejtës.

“Nuk do të përkrah ligj që është përshtatur për të mbrojtur arushat e mëdha politike”, thotë kryetari Sela në intervistën për Radio Evropa e Lirë.

Sipas tij, Maqedonisë së Veriut i duhen zgjedhjet e parakohshme kuvendare duke thënë se vetëm përmes një procesi zgjedhur mund të ndryshohen punët.

“Të gjitha argumentet se nuk është koha për shkak se presim datë për në BE, janë argumente që kanë për qëllim ta mbajnë ‘status-quo-n’ në shoqëri”, thotë Sela duke shtuar se BDI është në koalicion me LSDM-së dhe se ky fakt pamundëson të bëhen reformat gjyqësore.

Ai tha se me kalimin e BDI-së në opozitë do të kthehet demokracia në shoqërinë shqiptare ndërsa zgjedhjet e parakohshme kuvendare do ta përshpejtojnë procesin e anëtarësimit në BE.

I pyetur për të ardhmen e PSP-së, nëse planifikon përkrahje blanko të propozim-ligjit që do të del mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së ai u përgjigj se do të përkrahte secilin ligj që është i mirë për qytetarët e vendit.
“Unë do të përkrahja ligj që nuk ka për qëllim të amnistojë asnjë, por ka për qëllim që gradualisht ta ndërtojë drejtësinë dhe shtetin e së drejtës”, tha Sela.