MaqedoniTop Lajme

Në Universitetin e Tetovës, më 21 dhe 22 shtator realizohet afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj

Shpërndaje

Universiteti i Tetovës e ka shpallur konkursin për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë të studimeve, në afatin e tretë të regjistrimit për vitin akademik 2026/27, në programet studimore ku kanë mbetur vende të lira.

Afati i tretë i regjistrimit do të zhvillohet më 21 dhe 22 shtator 2026. Sipas Zyrës për Arsim të Universitetit të Tetovës, pjesa dërrmuese e vendeve të lira, veçanërisht në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, janë plotësuar gjatë afatit të parë dhe të dytë. Megjithatë,
Universiteti i Tetovës vazhdon të ofrojë mundësi për regjistrim në programe të ndryshme studimore, në fusha të tjera, duke krijuar mundësi për zhvillim të mëtejshëm akademik dhe profesional të studentëve.

Në afatin e tretë janë në dispozicion vende të lira në programe të ndryshme studimore të fakulteteve të Universitetit të Tetovës, ndërsa kandidatët mund të përzgjedhin programin që përputhet me zgjedhjen e tyre.

Aplikimi bëhet online përmes platformës apply.unite.edu.mk, ndërsa dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në administratën e njësisë përkatëse brenda afatit të përcaktuar.

Pas përfundimit të aplikimit, procedurat e mëtejshme të pranimit dhe regjistrimit do të zhvillohen sipas kalendarit të përcaktuar në konkursin zyrtar.

Universiteti i Tetovës i fton të gjithë kandidatët e interesuar që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëhen pjesë e komunitetit akademik të UT-së në vitin akademik 2026/27.