Bota

Shqiptari shpallet ‘hero’ nga mediat italiane, la dasmën në mes për të shpëtuar të moshuarën

Shpërndaje

Një shqiptar është shpallur ‘hero’ nga mediat italiane për një gjest madhor që ka bërë në ditën e tij të dasmës.

Bëhet fjalë për mjekun Sokol Berisha, i cili në ditën e dasmës së tij i shpëtoi jetën një turisteje 60-vjeçare.

Ai i tha ‘po’ dashurisë së jetës së tij në altar dhe sapo dolën nga kisha e Shën Françesko d’Assisi në Matera, pa një të moshuar që ishte rrëzuar në tokë.

Mjeku shqiptar nuk u nis për të festuar me të gjithë dasmorët e tjerë, por i erdhi në ndihmë turistes. Berisha mori defibrilatorin të vendosur në Kishë për ndihmën e shpejtë dhe i shpëtoi jetën 60-vjeçares.

Sokol Berisha është një mjek me origjinë shqiptare, i cili prej vitesh jeton në Peruggia.

Ai njihet edhe si bashkë-themelues i grupit më të madh italian të diskutimeve klinike në mjekësinë e përgjithshme, të cilët në një status në rrjetet sociale, e përshkrujanë shqiptarin si hero.