Sipas Osmanit: Nuk ka Qeveri pa BDI-në!
I pyetur nëse qeveria aktuale mund të vazhdojë të ekzistojë pa Bashkimin Demokratik për Integrim, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani u përgjigj prerë: “Jo, nuk mundet!”.
Kjo përgjigje e Osmanit demanton zërat se Kryeministri Zoran Zaev ka ndër mend të krijojë një koalicion të ri qeverisës, duke e përjashtuar BDI-në nga bashkëqeverisja.
Në lidhje me takimin Zaev-Ahmeti ku pritet të bisedojnë për rikonstruim të kabinetit, Osmani tha se pritet që sot të përcaktohet se kur do të zhvillohet ky takim./TV21/