Studentët djegin kushtetutën e thyejnë xhamat: 5 kërkesa të reja
Mosplotësimi i të gjitha pikave të parashtruara më herët dhe pakti për universitetin rikthyen në protestë studentët.
Ndryshe nga muaji dhjetor, të rinjtë ishin më të paktë në numër, ndërsa nuk mungoi hedhja e sendeve të forta drejt ministrisë së arsimit ku disa xhama u thyen.
Studentët ndezën edhe një zjarr ku dogjën kushtetutën.
Kërkesat e tyre vijojnë të jenë përgjysmimi i tarifave të studimit, bursat, investimet në laborarore, rrijta me 25% e peshës së votës së tyre dhe përfaqësimi në senat.
Ndryshe nga 8 pikat e parashtruara në muajin dhjetor, kur edhe filloi revolta e parë, studentët kërkojnë shfuqizim të menjëhershëm të ligjit së arsimit dhe po ashtu rritje të pagave të pedagogëve.
Për afro një orë studentët qëndruan në sheshin para ministrisë së arsimit, ku nuk mungoi as përpjekja e tyre për të takuar titullarët.
Në mungesë të një përgjigjeje pozitive nga ministria studentët e konsideruan të mbyllur ptotestën, por pa një përgjigje nëse revolta e tyre do të vijojë edhe ditën e nesërme.
Protestë kishte edhe në qytetin e Korcës.
Pas mbledhjes së senatit ditën e hënë studentët korcar vendosën të paraqesin edhe njëherë kërkesat e paplotësuara.
Një pjesë e tyre bojkotuan mësimin, ndersa një pjesë iu bashkua studentëve në kryeqytet.
Ministria e arsimit ndërkohë nuk pranoi të bënte asnjë koment për protestën./VIZIONPLUS