Vjen fërfëllaza e vërtetë dimërore – Përgatituni nga nesër

Shpërndaje

Një ciklon i fuqishëm nga Italia pritet të përplaset në drejtim të Greqisë dhe pritet të kushtëzojë reshje bore sidomos në territorin e Republikës së Kosovës, ku priten edhe intervale me reshje të dendura bore. Temperaturat nga nesër pritet të shënojnë ulje të ndjeshme dhe po ashtu priten erëra të ftohta veriore.

Skenar i vërtëtë dimëror ditëve të ardhshme pritet sidomos në viset kodrinore-malore të rajonint, por edhe shumë ultësira të Republikës së Kosovës, Luginës së Preshevës dhe disa ultësira të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Në këto vise kodrinore- malore priten reshje bore deri në 30 cm, madje erërat veriore pritet të kushtëzojnë edhe stuhi bore dhe fërfëllazë të fortë dimërore duke krijuar edhe orteqe bore. Edhe nëpër ultësira të Kosovës pritet që trashësia e borës të krijohet nga 5 deri në 15 cm., madje në disa vise deri në 20 ose 25 cm.

Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së martë, por do të vijnë duke u dobësuar gradualisht. Reshje bore priten në Kosovë, veriun, lindjen dhe qendrën e Malit të Zi, Luginën e Preshevës, verilindje, lindje dhe juglindje të Shqipërisë si dhe perëndim, veriperëndim dhe jugperëndim të Maqedonisë së Veriut, lokalisht edhe në disa vise tjera, por prapëseprapë nuk priten reshje gjithëpërfshirëse. Shumë pjesë të Shqipërisë dhe disa ultësira të Maedonisë së Veriut pritet të mbesin pa rreshje bore.

Stuhi mjaft të fuqishme shiu e bore pritet të përfshijnë Greqinë dhe Bullgarinë me reshje shumë të dendura shiu e bore. Pas Greqisë cikloni pritet të përfshijë territorin e Turqisë duke sjellur edhe atje reshje të fuqishme shiu e bore.

Pas largimit të ciklonit në drejtim të Greqisë dhe Turqisë nga e marta do të fillojë vendosja e masave të fuqishme ajrore anticiklonike në territoret tona. Për këtë arsye nga e mërkura na presin disa ditë kryesisht të thata, por shumë të ftohta dhe me minuse të thella gjatë netëve dhe mëngjeseve. Bazuar në ecuritë aktuale sinoptike ky i ftohtë nuk do të zgjasë shumë dhe që nga fundjava e ardhshme moti pritet të zbutet, por kjo mbetet të shihet./MeteoBallkan