Xhevat Ademi: Shqiptarët nuk e kanë qejf punën, për këtë arsye punësohen më shumë maqedonas!

Shpërndaje

Mbrëmë në emisionin “Click Plus” në TV21 kishte debat mes disa funksionarëve politik si nga pozita ashtu edhe nga opozita.

Të pranishëm nga opozita ishin Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët, Fadil Zendeli nga Lëzivja BESA kurse nga pozita ishin Bardhyl Dauti, ministër i qeverisë aktuale nga PDSH dhe Xhevat Ademi, deputet nga rradhët e BDI-së.

Në debat u diskutuan shumë tema, në mes të tjerash u fol edhe për papunësinë e një numri të madh të shqiptarëve, ishte e habitshme deklarata e deputetit të BDI-së i cili pyetjes së gazetarit se pse ka më pak të punësuar shqiptar në krahasim me punësimet që bëhen qytetarëve të nacionalitet maqedonas, ai tha se “Shqiptarët nuk e kanë shumë qejf punën”.

Për më tepër shikoni videon në vazhdim:

VIDEO

Për këtë mendim të Xhevatit reagon edhe kryetari i ASH-Dega Tetovë, Altrim Mamuti, ja reagimi i tij:

Xhevati po na thot se nuk e paskemi shum qejf punën!
Dhe se nuk punojmë për 200-250 euro.
Xhevat 1 faturë mujore e rrymës është 70% i rrogës mujore, faturat e ujit, internetit, tv, telefonit, pa shportën ushqimore, pa barnat e rregullta të pleqëve, pa harxhimet primare të fëmijëve si ato që i kanë në shkollë dhe ata më të vegjëlit.
Populli shqiptarë është puntorë por ju e keni shëndruar vetëm në puntorë krahu dhe rrob të punës ku edhe 15 orë në dit të punoj nuk ia del dot.
Xhevat jeni bë milioner në kuriz të atyre që ju thoni se nuk punojn.
Xhevat mos gjeni arsyetim per ti larguar administratorët prej pune por sistematizoni rregulloni nëpër vende pune, nejse zdo keni kohë , sepse këtë do e bëjmë ne!