Zaevi dush të ftohtë Ahmetit: Falënderoj Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen BESA! (Video)

Shpërndaje

Zgjedhjet Presidenciale në Maqedoninë e Veriut përfunduan. Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski fitoi bindshëm ndaj kundër kandidates Gordana Siljanovska me një diferencë prej rreth 60mijë votash.

Kështu që në Press Konferencën e Lidhjes Sociale Demokratike të Maqedonisë, kryeministri Zoran Zaev ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që i kanë dhënë kandidatit Stevo Pendarovski. Ai falënderim të veçantë ka pasur për Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen Besa, duke demantuar publikisht Ali Ahmetin i cili në deklaratën e tij theksoi se opozita shqiptare ka bojkotuar zgjedhjet Presidenciale.

Zoran Zaev përpara opinionit deklaroi: ‘Falënderojmë Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen BESA që i lanë të lirë votuesit e tyre për të vendosur në procesin zgjedhor’.

Deklarata e Zoran Zaevit, si dhe lëvizjet e fundit në deklaratat e tij për ‘fshesën’ e Qeverisë, siç duket mund ti sjellin dëm partisë së Ahmetit, ku ajo thuaj se u injorua nga ana e LSDM-së në festën e fitores, duke i lënë dhe funksionarët e të njëjtës të qëndrojnë në derë dhe jo në skenë për të dëgjuar nga afër Zoran Zaevin.

Nga minuta 19.18