Zaevi mesazh BDI-së: Askush nuk i ka votat në xhep që t’i kontrollon ato (Video)
Në paraqitjen e parë mediatike pas zgjedhjeve Presidenciale kryeministri Zaev dërgoi një mesazh domethënës deri tek opinioni publik shqiptar.
Ne pyetjen e gazetarëve se si i komenton pretendimet e BDI-së se kane sjellur votat e shqiptarëve, Zaev deklaroi se: Zgjedhjet dëshmuan se asnjë parti nuk kontrollon vullnetin e qytetarëve. Në raundin e parë LSDM mori 330 mijë vota, ndërsa në të dytin 430 mijë, kështu që është jo mirënjohëse që te del dikush të thirret votat e qytetarëve. Qytetarët na dërguan mesazh në rrethin e parë zgjedhor dhe ne e kuptuam drejtë, prandaj patëm rritje, por askush mos te thirret në ato vota.
Shumë mirë populli e din çka bën, edhe atëherë kur na duket se na dënon, ata e dinë çka bëjnë”, ka përfunduar Zaev. Ai më tej ka shtuar se pa votat e të gjithë partive, Pendarovski nuk bëhej President, duke aluduar në diferencën e ngusht nga rrethi i parë me vetëm 4000 vota, ndersa 60.000 në rrethin e dytë dhe për këtë ka falënderuar të gjithë publikisht.