Privohen nga liria 16 persona, për shkak se gjatë kontrollit u është gjetur drogë
Më 18.09.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria Gj.С. (35), А.К. (29) dhe А.Ј. (30), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe lëndë pluhurore e bardhë.
Më 18.09.2026, në orën 22:20, në vendin e quajtur “Suvi Laki”, në rajonin e Berovës, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare Pehçevë i privuan nga liria G.P. (31) nga fshati Pozharane, rrethina e Gostivarit, B.A. (25) nga Radovishi, S.Z. (42) nga fsh. Murtinë, rrethina e Strumicës, V.S. (22) nga fsh. Zleovë, rrethina e Radovishit dhe N.S. (31) nga fsh. Voisllavc, rrethina e Radovishit. Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “Dacia” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte G.P., nëpunësit policorë gjetën dhe sekuestruan marihuanë.
Më 18.09.2026, në orën 21:25, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, nëpunësit policorë të SP Tetovë e privuan nga liria F.A. (33) nga fsh. Poroj, pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.
Më 19.09.2026, në orën 00:50, në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria R.I. (19) nga fsh. Sedllarcë e Sipërme, pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.
Më 18.09.2026, në orën 17:55, në rrugën magjistrale Ohër–Kërçovë, pranë vendit të quajtur “Petlja”, nëpunës policorë të policisë kriminalistike pranë SPB Ohër e privuan nga liria G.N. (43) nga Ohri. Gjatë kontrollit në automjetin e tij “Audi”, me targa të Ohrit, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.
Më 18.09.2026, në orën 19:50, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria A.B. (20) nga fsh. Sopot, rrethina e Kumanovës. Gjatë kontrollit tek ai u gjet marihuanë.
Më 19.09.2026, në orën 00:30, në një objekt hotelierik në rrugën “Debarca” në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria G.J. (41) nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet lëndë pluhurore.
Më 18.09.2026, në orën 23:15, nëpunës policorë të NJPB Prilep, në rrugën “Trizla” në Prilep, e privuan nga liria S.A. (26) nga Kërçova, pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet marihuanë.
Më 18.09.2026, në orën 22:30, në territorin e fsh. Bratin Doll, rrethina e Manastirit, nëpunës policorë të SPB Manastir i privuan nga liria M.T. (27) dhe D.T. (28), të dy nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit tek M.T. u gjet marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

