ASH: Dy vjetori i Qeverisjes LSDM -BDI do mbahet mend vetëm për pazaret me drejtësinë!
Mungesa e reformave në Drejtësi, ekonomia e rrënuar, migracioni masiv karakterizojnë dy vjetorin e Qeverisjes LSDM-BDI
Qeveria LSDM-BDI, pas dy vite qeverisje nuk ka arritur ta përmbush as çerekun e programit të saj qeveritar.
Mungesa e reformave në drejtësi vazhdon të ngel shqetësimi më i madh për Qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Sot të gjithë ne, jemi dëshmitar se shumë zyrtar të regjimit të kaluar, të cilët ishin të përfshirë në korrupcion dhe krim të organizuar, vazhdojnë ti gëzojnë privilegjet e pushtetit, nëpër pozita te larta shtetërore, dhe asnjëri nga ata nuk mban përgjegjësi penale dhe politike për të kaluarën e tij.
Kjo Qeveri e shndërroi Kuvendin e RMV në institucion i cili në vend të forcoj shtetin e së drejtës me ligje që do ta forconte sistemin e drejtësisë, kjo shumicë parlamenatare e Qeverisjes LSDM-BDI amnistoi deputet e VMRO që ishin organizator kryesor të 27 Prillit, duke mos ja mar mandatin edhe ish Kryeparlamentarit Trajko Vlejnaovskin.
Kjo Qeverisje shuajti shpresën e Qytetarëve të saj, duke goditur edhe mbi Prokurorinë Publike Speciale, e cila tani më po bëhet objekt trafikimi politik mes LSDM dhe VMRO-s që ka për qëllim ti amnestojë zyrtarët e pushtetit të kaluar dhe këtij aktual, duke e lene që fati PSP të varet nga ata deputetë dhe parti politike ndaj të cilëve eshte krijuar vetë si institucion për ta sjellur drejtësinë.
Në dy vjetorin e Qeverisjes LSDM-BDI, sistemi i drejtësisë, nuk ka pësuar asnjë reformë, asnjë gjykatës nuk është shkarkuar, që i ka shërbyer politikës së VMRO-BDI, i cili ka shqiptuar dënime maksimale për raste të montuara politike, nuk është shkarkuar dhe të njejtët vazhdojnë të jenë në shërbim të politikave të LSDM-BDI.
Pas dy vite Qeverisje të LSDM-BDI, ekonomia jonë vazhdon të mbetet e rrënuar, pa zhvillim ekonomik, pa vende të reja të punës, pa mirëqenie ekonomike, dhe me shkallë të madhe të rritjes se migracionit sidomos në viset shqiptare.
Pas dy vite Qeverisje LSDM-BDI , nxënësit tanë vazhdojnë të mësojnë në shkolla të shkatruara dhe të vjetra pa kushte te elementare, dhe pas dy vite qeverisje nuk janë hudhur temelet e asnje shkolle te premtuar dy vite më parë.
Spitalet, ambulantat vazhdojnë edhe më tej të ngelin ata të njejtat, ndërsa pacientet vazhdimisht ankohen nga shërbimet e institucioneve shëndetësore të cilat nuk i përmbushin kërkesat e tyre.
Kjo Qeveri, ka dështuar në të gjitha segmentet e jetës politike dhe ekonomike, ne përjashtim të politikës së jashtme, dhe zgjedhjes se Kontestit se emrit me Greqinë, e cila nuk po i jep efektet e duhura përderisa Qeveria e RMV nuk ka kapacitete te mjaftueshme ti përmbush Reformat ne drejtësi, e cila përben edhe verejtjen kryesore te BE pēr Maqedoninë e Veriut!