ASH: Me Artan Gruba e Trajko Dimovska nuk bëhet institucion i besueshëm ASK-ja
Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar lidhur me vendimin e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen dhe kontrollin e shërbimeve të shtetit që sot ka emëruar dy deputetët Artan Grubi nga BDI dhe Trajko Dimkov nga VMRO-DPMNE që të bëjnë përzgjedhjen e të punësuarve të ish DSK tani ASK.
“Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen dhe kontrollin e shërbimeve të shtetit sot ka emëruar dy deputetët Artan Grubi nga BDI dhe Trajko Dimkov nga VMRO-DPMNE që të bëjnë përzgjedhjen e të punësuarve të ish DSK tani ASK.
Duke u nisur nga parimi i reformave në gjyqësi prokurori, sektorin e shërbimit të shtetit (nga DSK në ASK) me qëllim që ish- DSK tani ASK të arrihet besueshmëria e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për sigurinë e Shtetit dhe qytetarëve, Aleanca për Shqiptarët sugjeron komisionin parlamentar dhe shumicën parlamentare se me zgjedhjen e Grubit dhe Dimkov, të cilët nuk kanë aftësi profesionale për këtë çështje dhe duke pasur parasysh bisedat e përgjuara që ishin nga koha kur Zaev ishte opozitë por edhe nga bisedat që dëgjohen edhe kohën e fundit shihet qartë se cili është roli i Artan Grubit…!
Aleanca për Shqiptarët i sugjeron kësaj shumice parlamentare se për të krijuar institucion të besueshëm për sigurinë e shtetit dhe qytetarëve, reforma reale në përputhje me standardet e shteteve të NATO-s dhe BE duhet veting dhe klasifikim i vërtetë, e jo me persona të vjetër me hipoteka nga e kaluara e regjimit Gruevski-Ahmeti.
Shërbimi (DSK) ka qenë dhe mbetet burimi i shumë rasteve të montuara politike ndaj shqiptarëve. Dihet qartë se nga këta njerëz që kanë punuar ne UDB-DSK shumë shqiptarë të pafajshëm sot e kësaj dite janë në burgjet e Maqedonisë së Veriut. Nuk bëhet institucion i besueshëm ose reformë rrënjësore në ASK me Artan Gruba, Trajko Dimovska dhe shumë si këta qe janë me hipoteka nga e kaluara.”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.