Haradinaj: Serbia synon të realizojë planin final për katastrofë humanitare në Veri

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se të enjten është koha kur në Veri të vendit parashikohet të “improvizohet plani final për katastrofë humanitare”.

Këtë gjë ai e bëri të ditur nëpërmjet një konference për mediat pas mbledhjes së qeverisë.

“Kemi prova të një skenari ku përgatitet improvizimi i një katastrofe humanitare. Do t’i dekonspirojmë këto projekte të çuditshme që nuk i takojnë këtij shekulli. E dimë që target në kohë e kanë të enjten, por i kemi paralajmëruar. Ekziston një tendencë me na i mbyllë sytë si Kosovë ndaj kontrabandës. Nuk guxojmë të lejojmë kontrabandën, atë që quhet ‘linja e gjelbër’. Nuk do të kthehemi prapa, pra do ta forcojmë rendin dhe ligjin në veri”, ka thënë Haradinaj.