Asnjë gjurmë nga “El Cheka” për dy ditë rresht

Shpërndaje

Pas publikimit të përgjimeve të paligjshme, personi me inicialet SH.A i njohur për opinionin publik si “El Cheka”, nuk gjendet asnjë gjurmë në rrjetet sociale nga i njëjti.

Përveç përgjimeve të publikuara ditë më parë në profilin e tij në facebook ai kishte shkruar edhe statuse të shumta duke iu drejtuar zyrtarëve politik të vendit.

Ai kishte kërkuar hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës, gjithashtu kishte potencuar se është i gatshëm të përballet me gjykatën nëse edhe vetë kryeministri do të ishte përgjigjur për siç theksoi ai kryerjen e veprës së njejtë vetëm para disa viteve.

Mirëpo nëse kërkoni nëpër rrjetet sociale do të shfaqen vetëm rezultatet e para disa ditëve, derisa profilet e tija në rrjetin social facebook thuajse nuk ekzistojnë./Alsat