Bedri Ajdari: El Cheka është vetë populli (Video)
Koordinatori i protestave kundër rastit “Monsta” dhe familjari i disa nga të akuzuarve nē këtë rast, Bedri Ajdari, ka dalë në mbështetje të El Chekës, publikuesit të bisedave të përgjuara për krerët e BDI-së. Në një intervistë për gazetën Lajm, ai ka thënë se El Cheka po bën dëtyrën e tij prej qytetari dhe se ka mbështetjen e gjithë popullit. “Shteti duhet të merret me ata që bënë përgjimet, pse askush nuk merret me to, por merren me personat që i publikojnë përgjimet dhe e të cilët nga populli shihen si shpëtimtar”, ka thënë mes tjerash Ajdari. Intervistën e plotë me të, mund ta ndiqni në videon më poshtë.