MaqedoniTop Lajme

“Bom.bat”, Ali Ahmeti: Nuk i dëgjoj përgjimet që janë shitur në “Bit Pazar”…!(Video)

Shpërndaje

Bisedat e përgjuara telefonike, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka krahasuar me brimën e mëngjesit. Ai tha se “bom.bat” janë gjëra të kota që do të ikin shpejtë, shkruan gazeta Lajm. “Unë nuk kam vesh për të dëgjuar se kush cka ka bërë ndonjë shaka, duke filluar nga unë. Këtu ka organe dhe ne kemi kërkuar që të hapen hetime dhe jo të keqpërdoren në tregun e zi përgjimet që janë shitur në Bit Pazar, Sofje, Stamboll, Ferizaj e Prishtinë për të parë se cfarë është folur privatisht. Pse nuk jepen bisedat zyrtare të Ali Ahmetit? Nuk jepen bisedat zyrtare sepse tani BDI nuk ka nevojë për fushatë, por jepen gjëra të kota. Edhe kjo është si një brymë e mëngjesit dhe do të ikin sepse njerëzit nuk merren me gjëra të kota. Organet e drejtësisë të mos bëjnë drejtësi selektive, jo vetëm në këtë rast por në të gjitha rastet sepse ky vend ka nevojë për drejtësi dhe jo të heshtet para gjërave që kërkojnë zgjidhje”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.