“Bomba e re nga El Cheka”: Artan Grubi ja bën “përhajr” Ali Ahmetit ndaljen e regjistrimit të popullsisë
Në përgjimin e rradhës të publikuar nga El Cheka, dëgjohet biseda mes kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe deputetit të BDI Artan Grubi.
Temë e bisedës ishte ndalja e procesit të regjistrimit të popullsisë në v. 2011, me ç’rast Artan Grubi i thotë Ali Ahmetit urime kryetar regjistrimi u ndal.
E rikujtojmē opinionin se pasojat e ndërprerjes së regjistrimit janë shumë të mëdha e kanë shkaktuar dëme fillimisht dëme ekonomike, ndërsa në aspektin e realizimit të drejtave kombëtare të shqiptarëve ka luajtur rol shumë të madh sepse shumë të drejta të shqiptarëve janë të lidhura drejpërdrejtë me përqindjen se sa shqiptarë jetojnë në komunën përkatëse.
Gjithashtu për këtë rast ka të inicuar një procedurë gjyqësore nga ana e PSP-së, ndaj Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit.