“El Cheka” nuk ndalet, nxjerrë përgjime të tjera, ja për çka flitet?!

Shpërndaje

Në përgjimin e radhës të postuar para disa orëve në rrjetin social Facebook, personi El Cheka shkruan se dëgjohet zëri i kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i Artan Grubit. Ahmeti dhe Grubi koordinohen per një lajm të transmetuar në TVM2 që nuk i ka përlqyer Ahmetit. Ky i fundit tregon se është dëgjuar për këtë çështje edhe me zv/drejtorin shqiptar të cilit nuk ia mban mend emrin. Ndërkohë, Grubi thotë se ka telefonuar kryeredaktoren e lajmeve për t’ia sqaruar rastin dhe shpreh dyshime se dikush tjetër para tij e ka njoftuar për lajmin e transmetuar, që s’i ka pëlqyer Ahmetit. Kreu i BDI-së dhe bashkëpunëtorët e tij, edhe në “bombat” tjera të El Chekës, dëgjohen duke biseduar për mediat, ndërsa nuk kurrsejnë as fyerjet dhe etiketimet për drejtuesit apo pronarët e mediave në gjuhën shqipe. Ndërhyrja e politikës në media dhe kontrolli ndaj tyre nuk është karakteristikë e politikanëve dhe vendeve demokratike që synojnë integrimin në BE dhe NATO. Ndërkohë, Ahmeti njihet edhe si politikani i rallë shqiptar që paditë mediat shqiptare në Maqedoni, që edhe ashtu ndodhen në pozitë të rëndë. Nga ana tjetër, gjatë qeverisjes së BDI-së me VMRO-në, Qeveria ka ndarë miliona euro për mediat në gjuhën maqedonase./lajmpress/