RajoniTop Lajme

“Bombardohet Shqipëria nga përgjimet”: Drejtori i Arsimit kër*cënon: Voto hapur ose ik nga puna

Shpërndaje

Ky është “përgjimi 12”, nga 16 përgjimet e publikuara sot nga gazetari i Bild, Peter Tiede që tregon blerjen e votave, kërcënimet e shantazhet në zgjedhjet e 2017 në Dibër, pjesë e dosjes hetimore 184. Drejtori Rajonal i Arsimit zbaton urdhrat e dhëna nga deputeti Pjerin Ndreu. Drini Gjeci (Drejtor rajonal në Dibër në bisedë me drejtorin e shkollës në Reç (Reshat Elezi 0686433077).
Në ditën e zgjedhjeve, Drejtori i Arsimit Drini Gjeci urdhëron një drejtor shkolle, Reshat Elezi për të hedhur votën e tij dhe të familjarëve të tij hapur, duke shprehur dyshime se ata mund të votojnë për PD. Ai e kërcënon atë se nëse ai dhe familja e tij nuk voton hapur, mund të kërkojë një punë tjetër.

VIDEO

Drejtori i shkollës: Alo, mirëmengjes drejtor.
Drini Gjeci: Mirë, ku je ti?
Drejtori i Shkollës: Jam këtu, në radhë tek qendra e votimit.
Drini Gjeci: E ke marrë gjithë familje me vete?
Drejtori i Shkollës: Të shtëpisë? Jo ata nuk janë tu ardh me votu tani, ma vonë. Do shkoj t’i marr më vonë.

Drini Gjeci: Në ça qendre voton ti?
Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç.
Drini Gjeci: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej unë. Sot vota jote një dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen, shko dhe gjej punë tjetër.
Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vri mendjen për atë punë fare. Më dëgjon. Janë llafe njerëzit, mos e vri mendjen për atë punë fare.
Drini Gjeci: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas.

Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak.
Drini Gjeci: Bëje haptas me gjithë familjen.
Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull

(m.k/BalkanWeb)