Bullgari-Kosovë, zv.presidenti i FFK pëson atak kardiak në stadium
Zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Jovic, është ndier keq në shkallët e stadiumit “Vasil Levski” pak minuta para fillimit të ndeshjes Bullgari-Kosovë, e vlefshme për fazën kualifikuese të Euro 2020.
Sipas “Zëri.info”, ai ka pësuar një atiak kardiak. Në ndihmë të tij ka shkuar menjëherë nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, dhe zëvendëssekretari Arianit Ahmeti.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i mjekëve, të cilët e kanë dërguar Jovic në spitalin e Sofjes.