Maqedoni

Civilmedia: Zaev po shqyrton mundësinë për krijimin e një qeverie të re pa BDI-në?!

Shpërndaje

Gjithnjë e më e sigurtë është se, LSDM-ja nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por të dielën në Ohër organet partike pritet që të vendosin për reformimin e plotë të kabinetit qeveritar, shkruan Civilmedia.mk.

Disa burime brenda partisë social-demokrate, nuk përjashtojnë as mundësinë për dorëheqjen e gjithë ministrave dhe kryeministrit Zoran Zaev. Në këtë mënyrë, koalicioni i krijuar më 27 prill 2017 do të shkonte në histori.

Nëse realizohet një skenarë i tillë, kreu i LSDM-së Zoran Zaev, do të kërkonte mandat të ri nga presidenti Stevo Pendarovski dhe do të fillonte bisedime për krijimin e një koalicioni të ri qeveritar me opozitën shqiptare dhe 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja, por pa BDI-në, shkruan portali Civilmedia.mk, transmeton gazeta Lajm.