Filloi protesta anti BDI-së në Tetovë (LIVE)
Sapo ka filluar protesta e qytetarëve kundër partisë në pushtet BDI-së, të cilët kanë dalë në shenjë revolte pas publikimit të bisedave të përgjuara nga El Cheka. Organizatorët e protestës gjatë marshit ju kanë bërë thirrje protestuesve që të jenë të qetë dhe të mos i sulmojnë policët. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të protestojnë para selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, ku një javë më parë policia nuk i lejoi të afroheshin, ndërsa pas përfundimit të asaj proteste, vëllau i El Chekës u thirr në bisedë informative në polici. Protestës së sotme do t’i bashkohen edhe qytetarë të shumtë të qyteteve tjera të Maqedonisë, dhe për këtë qëllim janë vënë në dispozicion autobusë dhe automjete tjera udhëtimi, nga Kumanova, Shkupi, Gostivari Kërçova, Dibra dhe Struga.