Sela: Mujdin Aliu ra heroikisht për çlirimin e Kosovës

Shpërndaje

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela përmes një postimi në facebook ka përkujtuar ditëlindjen e dytë të heroit kombëtar Mujdin Aliu. Dëshmorët e rënë në fushëbetejë nuk vdesin, por rilindin dhe ngriten në piadestalin e historisë së kombit, përcjell albazone.mk.

Postimi i plotë:

Sot është ditëlindja e dytë e heroit kombëtar Mujdin Aliu. Dëshmorët e rënë në fushëbetejë nuk vdesin, por rilindin dhe ngriten në piadestalin e historisë së kombit.

23 vite më parë Mujdini ra heroikisht për çlirimin e Kosovës, ndërsa heroizmi i tij u bë frymëzim për shumë djem e vasha që ndoqën rrugën e tij për lirinë dhe barazinë e shqiptarëve edhe në trojet tona.

Lavdi dëshmorëve të kombit!