Funksionari i BDI-së kërkon ndihmë nga shteti t’i mbrojë prej El Chekës (Video)

Shpërndaje

Sheqerim Ahmeti i njohur si “El Cheka” vazhdon me publikim e bisedave të përgjuara në të cilat kryesisht dëgjohen zërat e funksionarëve të BDI-së. Fastim Halili nga BDI, mbrëmë në emisionin Click Plus, tha se këto biseda janë private dhe se shteti duhet të krijojë mekanizëm për mbrojtje të politikanëve nga përgjimet.

“Çdo njeri duhet të prek në sedrën e vetë nëse u ndërhynë në privatësinë tuaj dhe në qoftë se bisedat tuaja dhe videot tuaja shfaqen në publik si do të ndjeheshit. Prandaj them që shteti duhet të krijojë mekanizëm për mbrojte të të gjitha personaliteteve coftë pozitë apo opozitë”, deklaroi Festim Halili nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ministri i pushtetit lokal, Suhejl Fazliu tha se nuk është mirë që të publikohen biseda private. Sipas tij kjo mund t’i ndodhë secilit dhe të mos ndjehet këndshëm.

“Nuk duhet si oponentë politikë apo si figura politike ti gëzohemi faktit të bisedave private duke pasur parasysh faktin se secili nga ne nëse vihet në pozitë të tillë, çfarë do të ndodhë nëse ne flasim me miqtë tanë na përgjon dikush dhe ata biseda ti bënë publike, ajo do të jetë një ndjenje e pa këndshme”, tha Suhejl Fazliu, ministër i Pushtetit Lokal.

Por Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët, tha se këto biseda sa do që duken private, ato kanë goditur rëndë këtë subjekt politik.

“Unë jam kundër bisedave private me familje, por ata janë vetë goditur me rastet që tregojnë se si bëhet riemërimi i funksionarëve, fyerjet për bashkëpartiakët e tyre sa do që të duken çështje private ata godasin vetë subjektin tyre politik, me gojën e tyre”, u shpreh Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët.

Profilet e Sheqerim Ahmetit në Facebook sa hapen e mbyllen. Ai ka hapur disa profile me emrin El Cheka, ndërsa kohët e fundit ato po publikohen edhe në disa portale./TV21