Maqedoni

Gjykata hungereze nuk e ekstradon Nikolla Gruevskin në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski është arrestuar sot në Hungari, shtet në të cilin ka fituar azil politik, për t’u paraqitur përpara Gjykatës në Budapest. Mediat hungareze kanë publikuar pamjet teksa Gruevski hyn në gjykatë me pranga në duar.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat, trupi gjykues ka marrë vendim për të rrëzuar kërkesën e Shkupit për ekstradimin e Gruevksit. Ish-kryeministri nuk do të ekstradohet në shtetin e tij.

Ai është shpallur fajtor në Maqedoninë e Veriut për procesin “Titaniku” që ka bëjë me keqpërdorimet për blerjen e një makine të llojit Mercedes për shumën e 600 mijë eurove. Për këtë shkelje, Gruevski u dënua me dy vite bu*rg.