Ziadin Sela porosit pushtetin: Do të përballeni me revoltën e popullit

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dë*noi edhe përndjekjen që u bëhet personave të cilat kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale përgjime: ‘Edhe një formë tjetër e përndjekjes së njerëzve të cilët edhe mund të kenë shpërndarë në rrjetet sociale përgjime ose diçka e tillë. Natyrisht ne kemi informata që këto po përgatisin lista për të hyrë në profilet e njerëzve njësoj siç e bënë për përgjimet ku cenonin privatësinë e qytetarëve të zakonshëm dhe tani ankohen se pse u shpalosën bisedat private. Dhe tani mundohen të bëjnë lista për të frikësuar shqiptarët, të rinjtë shqiptarë. Por një gjë do të ju them: Zullumi këputet kur trashet. Le ta trashin zullumin sa më tepër dhe do të përballen me revoltën e popullit.