Kurti: Arsimi në Kosovë kurrë s’ka qenë më i dobët

Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës është duke debatuar për gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, para të pranishmëve shfaqi kritika për korrupsionin dhe nepotizmin që po ndodhë në këtë sektor, duke i vënë theks të veçantë cilësisë së dobët të shkollimit.

”Shkollimi në Kosovë kurrë s’ka qenë më i shtrenjtë dhe kurrë s’ka qenë më i dobët”.

”Shkollat me klimë më të mirë disiplinore tregojnë rezultate më të mira. Ky është përjashtim i rregullit tek ne ku nuk mund të thuhet se ka rregulla”.

”Përmes injorancës që po bëhet ne po humbim rininë. Të varfrit në Kosovë që janë shumica, për shkak të kushteve mbase nuk po arrijnë të mësojnë ndërsa të pasurit nuk po kanë nevojë të mësojnë”.

”Nuk mund të mendosh për arsimin në mënyrë të suksesshme po nuk mendove për ekonominë”./Arbresh.info/