Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut (Video)
Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, paraqesin rreezik të lartë për shtetin e Maqedonisë së Veriut.
Kjo mund të shihet edhe në pamjet e Klan Maqedoni, të cilët kanë siguruar se si bëhet transferimi i tyre në bu.rgun e Idrizovës.
Ministria e Punëve të Brendshme nën masa të rrepta të sigurisë, duke përfshirë disa njësite speciale, helikopterë dhe policë në uniformë, bën transferimin e tyre në bu.rgun e Idrizovës.
Sipas Klan Maqedoni, aksioni për transferimin e “Grupit të Kumanovës” në bu.rg është mbajtur në fshehtësi dhe është përgatitur nga një grup më i vogël i njerëzve.