Haradinaj: Ja kur e heq taksën ndaj Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është zmbrapsur nga qëndrimi i mëhershëm për zbatim të masës mbrojtëse 100 përqind deri në njohje reciproke.
Pas takimit të mbajtur me kancelaren gjermane, Angela Merkel ai ka pranuar suspendimin e masës vetëm më kusht të nënshkrimit të një marrëveshjeje paraprake për negociata.
Kjo marrëveshje sipas Haradinajt do të sqaronte temat që do të diskutoheshin për marrëveshjen finale.
Haradinaj ka konfirmuar se Gjermania qëndron prapa qëndrimit të tyre për njohje reciproke me kufijtë aktual.
Gjatë takimit të mbajtur në forumin Siguria në Botë në Bratislavë të Sllovakisë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se është i gatshëm për çfarëdolloj negociata, vetëm të largohet masa mbrojtëse 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Duke folur për dialogun me Kosovën, Vuçiç ka thënë se vetëm është i interesuar që populli t’i fitojë milionat që i takojnë.