Humnera në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ku dyshohet se e gjeten vde*kjen dy të rinjtë
Dy persona kanë humbur jetën në Autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin Suharekë- Duhël, si pasojë kalimi mbi urën nr.11, të cilët kanë rënë në humnere. Ata dyshohet se kanë gjetur vde*kjen, derisa kanë provuar të kapërcejnë hapësirën në mes, e cila ndanë dy trasetë e autostradës. Për vde*kjen e dy të rinjve, ka njoftuar edhe agjencia “Sharr Travel”, të cilët edhe u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të vik*timave. Për rastin zyrtarisht kanë folur edhe nga Policia e Kosovës, ku kanë treguar se hapsira mes dy traseve është rreth 3 metra. “Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnere pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3m. Vik*timat kanë qenë punëtor të kompanisë së udhëtimeve ( konduktor)”, thuhej në njoftimin e Policisë lidhur me rastin.