Kush i fiton zgjedhjet? BDI dhe ASH e shohin vetën si fitues absolut (VIDEO)

Shpërndaje

“Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, ne si parti jemi të përgatitur për të hyrë në zgjedhje dhe për ti fituar bindshëm ato, pa marrë parasysh a marrim datë për bisedime me BE-në apo jo”, tha Rizvan Bela nga Aleanca për Shqiptarët.

Por, krejtësisht ndryshe mendon kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Ai vlerëson se partia e tij nuk ka konkurrencë në bllokun shqiptar. Një ditë më parë, kreu i integristëve tha se opozita aktuale me politikat që udhëheq asnjëherë nuk mund ta rrezikojë BDI-në, shkruan gazeta Lajm.

“Rrugën që e kanë zgjedhur e kanë mjaftë të gabuar që nuk i çon drejt fitoreve dhe kështu, me këto shpifje BDI edhe 100 vjet të tjera do të rrojë sepse kundërshtarët politikë nuk I ka të denjë, të përgatitur për përballje në fushë të mejdanit”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme paralamentare në vjeshtë ka folur vetë kryeministri Zoran Zaev. Ai nuk ka përjashtuar një mundësi të tillë nëse Maqedonia e Veriut brenda dy muajve nuk merr datë për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Përgatiti: Amir Idrizi – Gazeta Lajm