Rajoni

Labi: Nëse opozita është serioze për rrëzimin e Qeverisë, do ta ketë votën time

Shpërndaje

Sot në emisionin Frontal ishte i ftuar deputeti Labinot Tahiri. Gjatë ditës ai ka shpallur zgjedhjet e partisë në degën e AKR-së në Ferizaj ndërkaq ka bërë me dije po ashtu se ai nuk do të garojë, për ta mbajtur pozitën e kryetarit të degës së partisë së Behgjet Pacollit.

Tahiri ka folur më gjerësisht në lidhje me raportet me anëtarët e tjerë të partisë e veçanërisht me kreun e saj, duke thënë gjithashtu se dega e AKR-së në Ferizaj ka qenë më e konsoliduara dhe më unikja.

Tahiri në emisionin Frontal tha që kjo parti ia ka parë hajrin që ai është pjesë e saj.

Më tej ai ka treguar për tendencat e shumta që kanë qenë për të përçarë AKR në degën e saj në Ferizaj.
Por duke folur për këto përçarje tha që nuk ka nevojë të rrihet me kolegët, siç bënë edhe kolegët nga partitë tjera.

Tahiri tha që ka njerëz brenda partisë që kanë punësuar edhe familjarë brenda partisë duke nxënë vendin e shume njerëzve me shkollë.

“Po jam edhe sot deputet i AKR’së por nuk do të jem më, ata do të më kërkojnë si çdo herë kur kanë pasur nevojë për mua. Kam dhe kam pasur respekt për Behgjet Pacollin, por ai nuk ka pushtet mbi partinë dhe për këtë e ka humbur respektin tim”, ka thënë Tahiri.

Ndërkohë Tahiri thotë që mungesa e vizitave të tij në qytetin e Ferizajt, i ka ftohur raportet pasi qe ai është i nxënë me detyrat e tij.

“Më herët ai më rrinte afër për të mos dhënë votën për PAN-in e ndërsa tani ai nuk po gjen kohë kjo është një gjë e keqe. Nga neglizhenca e deputetëve ose nga ana e AKR-së më ka bërë që të jem më larg partisë. Pacolli me arsyetohej me kam takime jam nxënë jam jasht” që gjashtë muaj nuk jemi takuar me Behgjet Pacollin”, ka thënë Tahiri.

Tahiri më tej tha se Kryeministri Ramush Haradinaj ka punuar shumë për vendin, por nëse opozita është serioze do e kenë votën e tij për rrëzimin e Qeverisë.