Sylejman Selimi: Unë i kërkova Haradinajt të më shkarkojë

Shpërndaje

Pas lirimit nga burgu, ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Syleman Selimi mori detyrën si këshilltar politik i kryeministrit, Ramush Haradinaj. Por, ky i fundit përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare Facebook tha se sot ka liruar nga pozita e këshilltarit atë. Ku, sipas tij kjo u bë me kerkesën e vet Selimit.

Edhe vet Selimi tha se ishte ai që ka kërkuar lirimin nga kjo pozitë, teksa u shpreh se ky vendim është krejtësisht personal dhe s’ka të bëj asgjë më politikë.

“Unë kam qenë ai që kam kërkuar të lirohem nga kjo detyrë, duke falënderuar shumë kryeminisitrin Haradinaj pasi që ai ka qenë i pari që ma ka ofru mundësinë që mu punësu, por dëshira ime ka qenë që unë më mos të merrem me asnjë aktivitet politik.

Arsyet janë krejt normale, private dhe personale, arsye shëndetësore dhe po du familjes m’ju përkushtu dhe asgjë tjetër”, u shpreh Selimi për indeksonline.

Ai tutje shtoj se ka vendosur mos të merret me diçka tjetër, madje mohoi se largimi nga posti i këshilltarit politik të kryeministrit ka të bëj me shkuarjen e tij si Ambasador i Shqipërisë, pozitë kjo që kishte para arrestimit.

“Mua ma kanë ofruar mundësinë që të shkojë dhe Ambasador i Shqipërisë, por njëjtë kam deklaru edhe te presidenti që s’do të shkoj. Të njëjtën gjë e kam kërkuar edhe nga presidenti që të tërhekem mos të shkoj as ambasador. Është vendim personal, s’ka të bëj asgjë me politikë”.

Ndryshe, më 1 shkurt të këtij viti Selimi u emërua si këshilltar politik i kryeministrit, Ramush Haradinaj, një javë pasi ai u lirua me kusht, pas vuajtjes së dënimit prej 227 ditësh pa vendim gjyqësor.