MaqedoniTop Lajme

Merkel: Guximi i Zaevit dhe Ciprasit, shembull pozitiv për konfliktet tjera në Ballkan

Shpërndaje

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk pret pranimin e shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por theksoi se rajoni ka një perspektivë evropiane. Në një video-transmetim të publikuar me rastin e samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor, i cili, si pjesë e procesit të Berlinit do të mbahet të premten, në qytetin polak të Poznan, Merkel theksoi se rajoni ka ende shumë pengesa për të kapërcyer dhe shumë kushte për të plotësuar. “Rruga është ende e mbushur me gurë”, tha Merkel.

Por, ajo theksoi se në rajon ka shembuj pozitiv të dialogut, veçanërisht duke theksuar zgjidhjen e kontestit të gjatë për emrin ndërmjet Shkupit dhe Athinës rreth emrit.

“Me guxim politik, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe atij grek Aleksis Cipras kanë zgjidhur konfliktin. Ky shembull pozitiv duhet të merret për të zgjidhur problemet në Bosnje-Hercegovinë në mes të Serbisë dhe Kosovës”, tha kancelarja gjermane. Në Poznan më 5 korrik do të mbahet një konferencë për Ballkanin Perëndimor, e nisur me iniciativën gjermane në vitin 2014 në kuadër të Procesit të Berlinit. /SHENJA/