Bekim Jashari: Me Diasporën për Idealin tonë!

Shpërndaje

E dashur diasporë, bashkëqytetarë të komunës sonë, shtetas të Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetoni e veproni në diasporë, ju falënderoj nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj që jeni duke dhënë për Idealin tonë të përbashkët, përmes votimit tuaj me postë, proces ky i cili përfundon pasnesër me datë 15.10.2021.

Të dashur bashkëqytetarë, gjithë ju që për arsye të ndryshme, nuk kanë pasur mundësi të regjistrohen për votim përmes postes, brenda afatit të përcaktuar nga KQZ, ju ftoj që me datën 16 tetor të vini t’i vizitoni familjet e juaja, e të nesërmen të organizoheni të votoni, dhe në mbrëmje të festojmë fitoren tonë të përbashkët, fitoren e idealit për të cilin u flijuan breza të terë.

Me Diasporën për Idealin tonë!

#idealpërskenderaj