Njëri nga amfiteatrot e UEJL-së emërohet Alajdin Demiri
Dje në një ceremoni zyrtare Universiteti i Evropës Juglindore e ka nderuar figurën e Alajdin Demirit duke emëruar njërin nga amfiteatrot me emrin e tij. Alajdin Demiri në këtë institucion ka punuar që nga viti 2001 si drejtor i bibliotekës ‘Max Van der Shtul’.
Alajdin Demiri njihet edhe si politikan i shquar, analist politik dhe një hulumtues i çështjeve politike, të cilët e kanë bërë të veçantë në sferën e politikës. Emërtimi i tij është afër amfiteatrit ‘Arbën Xhaferi’ gjë që dëshmon miqësinë e pandalshme të ideologjisë së të dy politikanëve.
Alajdin Demiri ishte në krye të Komunës së Tetovës, ambasador në Zvicër, dhe së fundmi anëtar kyç i Akademisë Politike të Aleancës për Shqiptarët.
Vlerësimi që i bëhet Alajdin Demirit, është edhe një shembull që gjeneratat e reja ta kujtojnë dhe të mësojnë nga analizat e tij politike dhe veprimtaria e tij.