Maqedoni

Osmani: “uThauBë”. E pyesim Osmanin, “çfarë u Tha e çfarë u Bë”?!

Shpërndaje

Çfarë ka realizuar Qeveria e Zoran Zaevit, pikërisht dy vjet pas formimit të saj? Përgjigjja e kësaj pyetjeje, nga perspektiva qeveritare, mund të dëgjohej në ngjarjen disa orëshe sot në Shkup. Foli njeriu i parë i qeverisë dhe zëvendëskryeministrat, para një pjese të ministrave, deputetëve, drejtorëve, gazetarëve, përfaqësuesve të OJQ-ve dhe qytetarëve. Në fjalimin e tij, Zoran Zaev u lavdërua me disa gjëra, por më shumë hapësirë i kushtoi politikës së jashtme, mbrojtjes sociale dhe gjyqësorit.

Në mesin e panelistëve ishte edhe zv.kryeministri Bujar Osmani i cili nëpërmjet nje video në facebook lavdërohet deri ne qiell duke shkruajtur:
#Llogaridhënie
#uThauBë

Ne si qytetarë e pyesim Osmanin – “çfarë u tha e çfarë u bë”?!
Ja rikujtojmë Bujar Osmanit që të dëgjojë bombat e fundit të publikuara nga El Cheka, pasi ai e din më së miri se çka ka bërë Osmani dhe partia e tij për shqiptarët në RMV.

Ja edhe videoja e Osmanit: