Maqedoni

Padi penale për Shaban Memetin, ka dëmtuar buxhetin mbi 660 mijë euro

Shpërndaje

Drejtori i Institut për Shëndet Publik (ISHP), Shaban Memeti, por edhe udhëheqësi i sektorit për logjistikë dhe çështje juridike-financiare dhe referent për pagesa të kërkesave, kanë marrë padi pe nale nga Policia Financiare (PF).

PF i ngarkon se duke refuzuar të paguajnë borxhe, i kanë shkaktuar dëm ISHP-së për 40.71 milionë denarë, gjegjësisht mbi 660.000 euro, transmeton Lajmpress.com

Memeti, dhe udhëheqësi V.S., por edhe Z.B., në periudhën prej 2010 deri në vitin 2017-të nuk kanë ndërmarrë masa dhe veprime për pagesën e kërkesës së ISHP-së ndaj qytetarëve dhe ndërmarrjeve,

dhe me atë i kanë shkaktuar dëm buxhetit të institucionit publik, thonë nga PF.