Profesori nga Maqedonia e shokon opinionin, një ditë para zgjedhjeve vendore në Shqipëri
ZGJEDHJET VENDORE NË SHQIPËRI DHE NATA E THIKAVE TË GJATA
Nata e thikave të gjata ose Operacioni Kolibri u quajt një seri ekzekutimesh politike të regjimit nazist në Gjermani, ndërmjet 30 qershorit dhe 2 korrikut 1934.
Shkruan Abdulla Mehmeti
(30 qershor 1934 – 30 qershor 2019)
Nuk më pëlqen fare kjo datë, sado që mund të jetë një rastësi, as mjegullnaja propaganduese që përhapin mediat, heshtja e faktorit ndërkombëtar (apo mbajtja anë e njërit krah politik), aktorët kryesorë të kësaj beteje të panevojshme politike për pushtet, që çon në përçarje, përplasje, thellim të ndasive dhe luftë vëllavrasëse, në krijimin e imazhit të keq mbi shqiptarët dhe Shqipërinë!