Reagime të ashpra nga partitë opozitare shqiptare për rastin e “Almirit”
Gjykata Themelore e Kumanovës edhe kësaj radhe dëshmoj se vepron jashtë ligjeve te Maqedonise së Veriut, të cilat ligje qartë rregullojnë autorizimet e Gjykatave dhe Gjykatësve. Sot jemi dëshmitar se edhe kësaj radhe vendosi drejtësi të njëanshme, për herë të tretë e vrau Almirin e vogël duke i dhënë dënimin minimal vrasësit Boban Iliqit por edhe më e keqja duke i dënuar edhe familjarët e Almirit të vogël.
Me shpalljen e aktëgjykimit u pa qartë se kishte të bënte me një denim jo i bazuar në fakte dhe dëshmi të cilat dëshmi saktë e caktojnë kush ishte vrasësi dhe kush ishte i dëmtuari. Me aktëgjykimin e sotëm Gjykata themelore e Kumanovës nuk i pranoj provat te cilat edhe opinioni i gjerë e dinë mirë se familja e Almirit ishte e dëmtuar, por përkundrazi ata u dënuan.
Shqetësimet që i kemi ngritur në vazhdimësi si ASH që nga rikualifikimi i lëndës e deri në këtë gjykim skandaloz dëshmon se gjyqësia në Maqedoni është ende e kapur, selektive, joprofesionale dhe me këtë imponohet reforma radikale të gjyqësorit e cila për fat të keq edhe sot e kësaj dite aktëgjykimet i bazon në baza tëpërkatësisë etnike dhe më të fortit.
Departamenti Juridik i Aleancës për Shqiptarët
Lëvizja BESA: Gjykata e Kumanovës për herë të dytë vrau Alimirin e vogël
Në gjykatën e Kumanovës sot është mbajtur rigjykimi për rastin e “Almirit” e vogël, ku gjykata vendosi që vrasësin dhe monstrumin, Boban Iliq, ta dënoj me vetëm 6 vite burg. Dënimi prej 6 vitesh për vrasjen e një të riu, të pa fajshëm, si Almiri i vogël, është vrasje për herë të dytë ndaj gjithë Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe në veçanarisht ndaj familjes së Almirit.
Lëvizja BESA dënon ashpër vendimet selektive të gjykatave dhe vlerëson se ky është, edhe një proces i radhës i montuar politikisht. Për fat të keq pas rasteve të montuara si “SOPOTI”, “KUMANOVA”, “BRODECI”, “MONSTRA” dhe shumë rasteve tjera, tash gjykatave të turpit ju shtua edhe rasti i montuar i “Almirit”.
Kërkojmë nga të gjithë institucionet kompetente, të marrin seriozisht rastet e ndjeshme si të Almirit, të zbardhen plotësisht dhe të mos ketë drejtësi selektive, ndryshe për shqiptarët dhe ndryshe për maqedonasit.
Vendimet selektive, gjykatat e kapura dhe të politizuara, janë ende shqetësim për faktorin ndërkombëtar, por me e keqja këto gjykata vazhdojnë të jenë gjenerator kryesor i prishjes së marrdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare në vend.
Apelet e shtetëve të fuqishme Europiane, për Maqedoninë e Veriut ishin të qarta, pa çlirimin e gjykatave nga kthetrat e politikës, do të jetë e vështirë marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në, por edhe për anëtarsimin e vendit në strukturat euroatlantike.