Reagon edhe Grubi për rastin e “Almirit”, kritikon gjykatësit dhe prokurorët që partia e tij i ka caktuar!

Shpërndaje

Pas rigjykimit të rastit të Almirit të vogël ku gjykata themelore në Kumanovë rikonfirmoi dënimin për Boban Iliqin me 6 vite burg, llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim, si edhe për babain e Almirit, Sadat Aliun rikonfirmoi dënimin prej 6 muaj burg, ka reaguar edhe deputeti Artan Grubi.

Artan Grubi këtë vendim të “Gjykates së Apelit” ka quajtur skandaloz dhe vendim të një drejtësie selektive, megjithëse harron, se po ai, bashkë me partinë e tij kanë dhënë kontribut “të çmuar” për 17 vite , për të ngritur një drejtesi e tillë, skandaloze dhe selektive duke zgjedhur gjykatës e prokurorë “skandaloz”

Mbase ky reagim i deputetit Grubi edhe mund të falej, por nuk mund të falet injoranca dhe angazhimi i rrejshëm i deputetit Grubi, kur nuk ka edhe njohuritë elementare se cila gjykatë kishte shqiptuar dënimin skandaloz, ku në vend të Gjykatës Themelore në Kumanovë ka ngatërruar Gjykaten e Apelit, ngjashëm si me “Selfien” e famshme të Metodija Shatorov Sharllos duke ngatërruar me Nexhat Agollin.

Edhe pse deputeti Grubi, pas ndërhyrjes së mediave është munduar ta fsheh dhe ta permiresojë gabimin “e mos dijes”, por falë teknologjisë së avansuar postimi i parë i Grubit bashkë me postimin e përmirësuar është para lexuesve sa për të treguar injorancën e tij. /fol.mk