RENEA aks*ion në Elbasan, arr*estohet Florenc Çapja dhe 2 gazetarë (Foto)
Që prej orës 04:00 të mëngjesit forcat speciale të RENEA-s kanë nisur një aks*ion blic në qytetin e Elbasanit.
Ky aksion i RENEA-s po zhvillohet në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Shënjestra e operacionit është ende e paqartë por nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë shoqëruar mbi 50 persona ndër të cilët 9 janë arrestuar. Deri tani është zbuluar emri i dy prej të arre*stuarve, Florenc Capja dhe Suela Musta e cila është anëtare e AMA-s. Ndër 7 të arre*stuarit e tjerë është edhe një tjetër gazetar por nuk bëhet ende i ditur emri.
Florenc Capja është arre*stuar me vendim gjykate dhe akuzohet për vra*sje dhe pengmarrje. Ndërsa ish gazetarja Suela Musta akuzohet për korr*upsion pasi dyshohet se ka ndikuar në dhënien e licencës kabllore fisit Çapja në Elbasan.
Forcat e Reneas kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme të qyteti, përfshi dhe zonën përreth kompleksit ‘Univers’, në pronësi të familjes Capja. Kjo e fundit është përfshirë në disa raste të përplasjeve me ar*më në qytetin e Elbasanit. Nga informacionet bëhet e ditur që është shoqëruar nga policia dhe Ardian Capja.
Në kërkim janë; E.Ç. që është nusja e Ardjan Çapjas dhe E.B. pasi nga kontrolli i banesave të tyre u gjet lëndë nar*kotike dhe armë të ftohta. Njërit prej të arre*stuarve me inicialet H.Gj gjatë kontrollit i janë gjetur dy ar*më zjarri në banesë.
Detaje të reja pritet të zbardhen në vazhdim në lidhje me këtë operacion. /Opinion.al