Maqedoni

Shekerinska: LSDM-ja të dielën sjell vendim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Shpërndaje

“Të dielën Këshilli Qendror do të mbaj mbledhje në Ohër dhe do të diskutoj për situatën e krijuar pas takimit me kancelaren Merkel.

Ne kemi thënë që mbajmë llogari për fotografinë e gjerë të vendit. Ne kishim shans që me zgjedhjet presidenciale t’i mbjamë edhe ato parlamentare, por nuk deshëm të japim alibi, them se këtë e anuluam për shkak se deshëm të shohim se çfarë do të ndodhë. Të dielën në Ohër ky vendim do të shqyrtohet nga organet e partisë”, deklaroi Radmilla Shekerinska, zv kryetare e LSDM-së, sipas së cilës LSDM-ja mban llogari për ardhmërinë e vendit dhe jo vetëm për interesat partiake të saj.