Sot në ora 16:00, “Mos harro – dil protesto”

Shpërndaje

Vetëm disa minuta na ndajnë para fillimit të Protestës së paralajmëruar për sot, nga El Cheka dhe e drejtuar nga vëllau i tj Blerim Ahmedi. Protesta pritet të jetë madhështore, për faktin se në mbështetje të protestës janë deklaruar organizata të ndryshme joqeveritare që veprojnë në Maqedoni si dhe qytetarë të shumtë. Poashtu protestës pritet ti bashkangjiten edhe qytetarë të shumtë të qyteteve tjera të Maqedonisë, dhe për këtë qëllim janë vënë në dispozicion autobusë dhe automjete tjera udhëtimi, nga Kumanova, Shkupi, Gostivari Kërçova, Dibra dhe Struga.

Nga organizatorët bëjnë me dije se të gjithë ata që janë të interesuar mund të drejtohen në numrin e celularit të personit përgjegjës të caktuar nga organizatorët e protestës (070710826). Protesta paqësore do të zhvillohet nga ora 16:00, para Universitetit të Tetovës dhe do të vazhdojë para selisë së BDI-së, ku do të lexohen edhe kërkesat e protestës drejtuar kësaj partie politike. Poashtu luten qytetarët që ti bashkangjiten kësaj proteste paqësore në numër sa më të madh duke treguar qytetari dhe sjellje dinjitoze gjatë protestës, thuhet në njoftimin e organizatorëve të protestës. /fol.mk