MaqedoniOpinione

Turpi nuk hahet me bukë!

Shpërndaje

Nga, Driton Nebiu

Në ndërkohë që “shvercerat” e gjithçkafit që ka në këtë shtet, ose shetiten të lire ku ua don shpirti në vend e jashta vednit, o i gjen në pozitet e tyre qeveritare, me qëllimin e qartë – defokusimin e vëmendjes, qoftë nga publikimi i bisedave “ private” të udhëheqësisë së një subjekti gjoja politik, po qoftë edhe nga “fshesa” e shumëpritur e që nuk fshiu asgjë nga mbeturinat e grumbulluara sot e dy vite në qeverisjen e vendit, ndërmirret aksion policor në Luboten të Shkupit, me tipare dhe karakteristika vetëm si në vendbanimet shqiptare, ku pjesë e pashmangshme janë autoblindat dhe njësitet special, gjë që nuk është e rëndomte kur eventualisht realizohet ndonjë aksion (thuajse asnjëherë) në ndonjë vendbanim me popullatë maqedone.

E gjithë kjo, jo se nuk është e pare edhe më herët kudo në këtë shtet ku jetojnë popullata shqiptare, por kjo po ndodhë nën qeversisjen e “demokratit” të madh dhe qeverisë e cila ofroi “Jetë për të gjithë”, por si duket edhe këta me avazin e vjetër, dikush zot shpije e dikush rrogtar, e kjo e dyta, zakonisht u takon shqiptarëve, të cilët edhe kësaj here u mashtruan e u tradhëtuan.
Aktualiteti politik në vend po dëshmon se kjo qeverisje përveç dështimeve nuk solli asgjë nga gjithë ajo që u premtua, e që ishte vetëm një mashtrim i radhës i të eturve për pushtet. Nuk ka jetë më të mire për të gjithë, por vetëm për të “përzgjedhurit”, nuk ka zhvillim ekonomik e as drejtësi, nuk ka arsim kualitativ e as shëndetësi, nuk ka zhvillim në bujqësi, nuk ka thuajse asgjë nga e premtuara.

Mjaft më!

Shqiptarët nuk mund gjithnjë të jenë fajtorët rezerv për të mbuluar të palarat e pushtetarëve të cilësdo etni. Ate që e keni borxh, herdo kurdo do ta lani. Borxhi vonohet, po nuk harrohet.
Shqiptarëve u keni borxh drejtësinë e nëpërkëmbur, arsimimimin cilësor, zhvillimin ekonomik e infrastrukturor, vende pune e jetë më të mire, ardhmëri të sigurt për ta e për fëmijët e tyre, siguri e prosperitet…
Në mos qofshi të aftë, lëshoni rrugën po dhe vendet që keni uzurpuar. Tek shqiptarët ka kush din e kush mundet, vetëm shpallni zgjedhjet dhe do të shifni se ku e keni vendin.

TURPI nuk hahet me bukë, o të pabesë.