Zaev flet për përgjimet e reja: Tani ekziston një ligj dhe duhet të trajtohen sipas ligjit (Video)

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar përgjimet e reja që po shfaqën në rrjetet sociale duke theksuar se tani ekziston një ligj dhe se ligji duhet të respektohet.

“Ajo që është e rëndësishme është se në kohën kur përgjimet janë publikuar ato u publikuan pa e prishur privatësisë dhe kjo tregon se çfarë qëndrimi kemi pasur ndaj shtetit. Edhe atëherë, kemi njoftuar se të gjithë materialet janë dorëzuar në PSP. Tani pritet që institucionet e drejtësisë të veprojnë sepse ka një ligj prandaj është pjesë e marrëveshjes së Przhinos.” ka deklaruar Zaev.