Maqedoni

Zaev: “Nuk do të lejoj që liria e fjalës dhe shprehjes të rrezikohet” A vlen kjo edhe për “paditësin” Bujar Osmani?

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në fejsbuk publikoj një status për lirinë e shprehjes dhe shtypjes ndaj gazetarëve pas njoftimit të djeshëm nga ana e Branko Geroski i cili kishte marrë kërcënime nga një person paraqitur si pjesë e sigurimit të LSDM-së.

Në vazhdim postimi i plotë i kryeministrit Zaev.

“Demokracinë mund ta fuqizojmëddhe ta përparojmë vetëm nëse jemi të zëshëm dhe të vendosur në mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe lirisë së mediave.

Si njeri dhe si politikan dënoj me forcë çdo kërcënim të bërë ndaj qytetarëve apo gazetarëve, dhe për këtë luftojë kundër të gjitha përpjekjeve për të rrezikuar integritetin e tyre.

Liria e fjalës dhe e shprehjes është e pacenueshme dhe nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë të rrezikojnë këtë të drejtë elementare të garantuar.

Si kryeministër i një qeverie të hapur, transparente dhe demokratike angazhohem që mediat të veprojnë të lira nga presionet, të punojnë profesionalisht, për qytetarët dhe në interes të sundimit të ligjit dhe demokracisë.

Ky reagim i Kryeministrit Zaev u postua te njejtën ditë kur zv Kryeministri për eurointegrime kërcënoi me Padi penale Aleancën për Shqiptare sipas tij për shpifje, edhe pse i njejti kësaj rradhe nuk i kishte kërcnuar mediat të cilët kishin rreguar për lajmin e njejtë që më pas u bë reagim zyrtar i ASH.

Bujar Osmani para një kohe kërcënoi edhe mediat me padi penale për lajmet për dyshimet në Fondin Pensional, të cilat u publikuan në media pas konferencës për shtyp të Ministres së Punëve dhe politikës sociale Mila Carovksa.

Përkujtojmë Zv Kryeministrin për EuroIntegrime, se liria e shprehjes ashtu si e mediave por edhe e subjekteve politike në asnjë mënyrë nuk duhet të cënohet aq më tepër nga zyrtarë të lartë shtetëror, siç është ai.

Bujar Osmani duhet ta ketë lexuar kapitullin 23 për hapjen e negociatave me BE-në, ku kërkohet nga Maqedonia e Veriut të respektohet liria e shprehjes./fol.mk