​Haradinaj mbrohet në heshtje në Hagë: Po kthehem i gatshëm për zgjedhjet e reja

Shpërndaje

Ramush Haradinaj ka përfunduar intervistimin nga Dhomat e Specializuara në Hagë.Ai ka zgjedhur të mos përgjigjet në asnjë nga pyetjet, por me pjesëmarrjen e tij ka kryer obligimin ligjor që t’i përgjigjet ftesë së Speciales, si i dyshuar.Haradinaj pas intervistimin ka deklaruar se do kthehet në Kosovë dhe ëhstë i gatshëm për zgjedhjet e reja, dhe se do e respekton votën e shumicës, pavarësisht për kë shkon ajo.

Haradinaj tha se nuk e di pse është i dyshuar, por e di se ëhstë ftuar për shkak të rolit të tij në UÇK.“Jam paraqitur si i dyshuar për të kryer obligimin ligjor në bazë të një ftesë të dhoma të specializuara. Kam pranuar këshillën ligjore që mos me u përgjigjem fare në pyetje. Unë kam kryer obligimet e mia ndaj gjykatës. Janë procedura ligjore, jo për me fsheh diqka, por nuk ka ndonjë përmbajtje që jam njoftuar me diçka, nuk e di pse jam i dyshuar. Roli në UÇK, por jo diçka në përmbajtje”, ka deklaruar ai.Ai ka përsëritur se janë për dialog me Serbinë por pa kushte dhe për një marrëvehsje mes dy vendeve.

Haradinaj tha se prokuroria nuk ka paraqitur ndonjë obligim tjetër ndaj tij, andaj tha se do kthehet në Kosovë i gatshëm për të kërkuar votat e qytetarëve.“Jam i gatshëm për të gjitha, Qoftë nëse na fton kryeparlamentari për shpërbërjen e parlamentit qoftë presidenti për të caktuar datën e zgjedhjeve. Nuk janë zhvillime të thjeshta, jam detyruar me dhanë dorëheqje, me shku në zgjedhje. Për fat të mirë ka stabilitet në Kosovë. Besoj se Kosova është e qëndrueshme, nëse populli më jep besimin vazhdoj punën, nëse jo, i uroj sukses kushdo që merr besimin”, tha Haradinaj, duke shtuar se i dhimbet populli për zgjedhjet e reja, ngase ato kanë kosto”, ka thënë Haradinaj.