A do të shkojë vendi në zgjedhje apo do të ketë kryeministër të ri? – ja cfarë thotë Kushtetuta
Ramush Haradinaj, ka thënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit të vendit. Lajmin e ka bërë të ditur vet ai në mbledhjen e sotshme të Qeverisë.
Ai tha se është ftuar nga Gjykata Speciale dhe se atje nuk mund të shkoj në postin e kryeministrit, por do të shkoj si qytetar i Kosovës,
Ndërsa ka thënë se për zgjedhjet e reja duhet të vendos Presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Neni 97, pika 5 e Kushtetutës së Kosovës e përcakton edhe situatën në të cilën momentalisht ndodhet vendi.
Neni 95 [Zgjedhja e Qeverisë]5. Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.
Pra, sipas Kushtetutës vendi mund të mos shkojë në zgjedhje, por vetëm ta zëvendësojë Kryeministrin. /Insajderi.com