MaqedoniTop Lajme

BDI-stat paraqiten me këmisha të bardha, a i kanë edhe veprat e bardha si këmishat?

Shpërndaje

Në vendosjen e gurthemelit të tribunës së re në stadiumin e KF Shkupit në Çair, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me bashkëpunëtorët e tij Sadulla Duraku e Bujar Osmani janë paraqitur me këmisha të bardha. Në rrjetet sociale po komentohet me të madhe nëse edhe punët i kanë të “bardha” sikur këmishat, ose punët i kanë “zi e më zi”.

Sportdashësit shqiptarë nga Shkupi prezencën e tyre e kanë vlerësuar si bastardim të sportit dhe si përpjekje të palejuar të përzierjes së politikës në sport.

Ndryshe, me veshjen e tyre “çellnikët” e BDI-së (ashtu i quajnë mediumet maqedonase), kanë kopjuar fushatën e PDSH-së në vitin 2013 “faqebardhë”.